Transmetuar më 12-01-2018, 09:22

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, është përplasur për vdekje një person.

Mësohet se viktima është një burrë rreth moshës 55-vjeçare, i cili nuk është identifikuar ende.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se viktima mund të jetë përplasur nga një makinë në momentin që ka qenë duke kapërcyer rrugën. 

Viktima ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona të zeza dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban të bardhë.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese