Transmetuar më 12-01-2018, 09:10

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka shkrumbuar një makinë, e cila ishte e parkuar në Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:45 të mbrëmjes së të enjtes, në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Policia është njoftuar se është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V.. 60 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht.

Po ashtu dhe në oborrin e banesës së 60-vjeçarit u gjetën dy granata dore,  të cilat u morën nga specialistët anti-eksploziv.

Paraprakisht flitet për një shpërthim të organizuar, ku synimi ka qenë paralajmërimi i K.V.

Grupi hetimor por punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për të zbuluar konflikte të mundshme që mund të ketë patur 60-vjeçari. /a.y/noa.al

Foto ilustruese