Transmetuar më 12-01-2018, 08:58

Dalin detaje të tjera lidhur me vetëvrasjen e një vajze 17-vjeçare në Fushë Krujë, e cila këtë të mërkurë qëlloi veten me plumb në gjoks, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se viktima E.T., 17 vjeçe, ishte maturante e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë dhe në momentin që kreu aktin tragjik, ndodhej e vetme në shtëpi.

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të gjakosur, me plagë në gjoks, për shkak se prindërit e saj ishin në punë në momentin e ngjarjes dhe e kishin lënë në gjumë kur ishin larguar.

Mësohet se prindërit e kishin dërguar në shkollë në Tiranë te “Petro Nini” për shkak se vajza ishte me rezultate shumë të mira dhe ajo e bënte vajtje-ardhje rrugën për në shkollë.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti pistoletën e përdorur për flijim, ndërkohë që mbetet mister motivi i flijimit. Sakaq prindërit janë shprehur të shokuar nga akti i rëndë i vajzës, duke mohuar që të ketë pasur shqetësime dhe po ashtu nuk kanë pranuar sw kanë pasur armë në shtëpi.

Policia është përqendruar në dy pista hetimi, atë të zhgënjimit të adoleshentes nga ndonjë lidhje dashurie, por edhe problemeve me familjen.

Prindërit nga ana e tyre mohojnë kategorikisht çdo lloj problemi dhe thanë para uniformave blu se vajza ishte e qetë, mësonte dhe kurrë nuk u kishte krijuar probleme.

Gjithsesi hetimet e policisë janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkakun që e shtyu adoleshenten drejt vetëvrasjes. /a.y/noa.al

E rëndë në Krujë, një vajzë 17 vjeçe vret veten me armë zjarri