Transmetuar më 12-01-2018, 08:43

E prekur nga një sindromë e rrallë e njohur si Ambras, në vitin 2010 ajo hyri në rekordet Guinness si vajza më leshtore në botë.

Por tashmë Supatra “Nat” Sasuphan, një 17-vjeçare tajlandeze ka vendosur të depilohet për hir të dashurisë.

Ajo do të martohet me djalin e ëndrrave të saj, të cilin në një postim në Facebook e përkufizon “jo vetëm dashuria ime e parë, por dashuria e jetës sime”.

E reja është ndër të paktët rase të njohur, rreth 40 në të gjithë botën të prekur nga kjo sëmundje,por që pavarësisht kësaj nuk e ka penguar që të ketë një jetë normale.

Në vitin 2010 kur fitoi titullin botëror, deklaroi se nuk ndihej absolutisht ndryshe nga të tjerët dhe se ka shumë shokë dhe shoqe. /a.y/noa.al