Transmetuar më 12-01-2018, 07:59

Moderatorja Alketa Vejsiu pak kohë më parë mbylli drejtimin e spektaklit “Dance with me Albania”.

Por ndërsa ditëve të fundit po flitet për dy emisione të reja që do të nisin në televizionin Klan, ajo ka zbuluar se do të jetë moderatorja e tyre.

Më konkretisht ajo do të drejtojë spektaklin dedikuar fëmijëve “Peter Pan” dhe “Ferma”, një reality show ku personazhe të famshëm do të qëndrojnë në një fermë dhe do të merren me punët e fshatit.

Lidhur me këto eksperienca të reja, Alketa ka bërë këtë postim në Instagram:

“Gati për; “Peter Pan”. Jemi gati Vera Grabocka në Rtv Klan, për sezonin e ri televiziv! Fituesit e audicioneve të formatit “Në kurthin e Peter Pan” do të anonçohen në fund të muajit janar! Bëhemi gati ndërkohë për formatin e ri të çmendur të Vipave që do jetojnë në një shtëpi në fshat për të fituar simpatinë tuaj, dhe për të bërë punë të thjeshta fshati dhe për të fituar një super çmim! Televizion Klan këtë sezon me prurje të reja!” /a.y/noa.al