Transmetuar më 11-01-2018, 22:43

Aktorja e njohur në Britaninë e Madhe Jessica Falkholt cila mbeti e aksidentuar rëndë gjatë muajit që lamë pas, ka ndërruar jetë në spital.

Jessica Falkholt, e cila u bë e njohur në serialin, “Home and Aëay”, u përfshi në një aksident të rëndë ku fatkeqësisht humbën jetën 2 prindërit e saj Lars Falkholt, 69-vjeç dhe gruaja e tij Vivian, 60.

Tre ditë pas aksidentit vdiq edhe motra e saj 21-vjeçare Annabelle e cila gjithashtu mbeti në gjendje kritike pas aksidentit të rëndë.

Sipas “The Sun”, automjeti me të cilën lëvizte aktorja dhe familjarët e saj u përplas me një tjetër mjet që u preu rrugën.

Aktores iu hoqën aparaturat që e mbanin në jetë gjatë ditës së sotme pasi nuk kishte më shpresë për të.

Vendimi për heqjen e aparaturave u mor nga të afërm të aktores./a.k/noa.al/