Transmetuar më 11-01-2018, 21:39

Një burrë ka përshkruar momentin e tmerrshëm kur u kafshua nga një derr i egër, ndërsa po ecte me qenin e tij në Pyllin e Dekanit.

Clive Lilley, u shqye nga derri kur po shëtiste qenin e tij të racës Labrador. Derri doli nga zonat e ulëta ku qëndron dhe kafshoi gishtin tregues të dorës së tij të djathtë, në Lydney.

Clive nuk e vuri re që nuk e kishte pjesën e sipërme të gishtit derisa hoqi dorezën. “Ishte 7.30 e mëngjesit dhe ishte aq errësirë sa nuk shihje asgjë.

Derri ishte vetëm 1 metër larg meje dhe kërceu për të3 më kafshuar. Vetëm kur hoqa dorezën vura re që nuk e kisha një pjesë,” – tha ai për Metro.

53-vjecari besohet të jetë viktima e parë në Britani e sulmuar nga derrat e egër. Zona njihet për sulmin ndaj kafshëve shtëpiake, jo njerëzve.