Transmetuar më 11-01-2018, 20:56

Një minë e cila peshon rreth 500 kilogram ka rënë në rrjetat e një peshkarexhe, në brigjet e Vlorës, dhe që dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Zbulimi i minës është bërë pas ankorimit të peshkarexhës në qytetin bregdetar.

Për fat të mirë, mina luftarake nuk ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i peshakarexhes ‘Mikaela’ u ka kërkuar autoriteteve që t’i vijnë në ndihmë për të bërë të mundur çaktivizimin e saj.

Në vendin e ngjarjes pritet që të mbërrijnë forcat e xhenios, të cilat do bëjnë edhe neutralizimin e minës për të evituar çdo rrezik të mundshëm. /k.k/noa.al/