Transmetuar më 11-01-2018, 20:38

Kuvendi i Maqedonisë miratoi sot propozimin për shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë vendin me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO- DPMNE-së.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për çështje Europiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Ligji parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe institucionet publike e private, ndryshe nga ligji aktual i cili njeh të drejtën e gjuhës aty ku shqiptarët janë shumicë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ku sipas tij gjuha shqipe u vendos në vendin e merituar.

Reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani në Facebook:

Urimet më të mira bashkëkombasve tanë në Maqedoni. E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar. Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne!/a.k/noa.al/