Transmetuar më 11-01-2018, 20:20
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani akuzon se janë shpërdoruar miliona euroa për ndërtimin e lungomares në Vlorë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se për ndërtimin e kësaj vepre, 3 km, janë shpenzuar 17 milionë euro.
Ai ka ironizuar duke shkruajtur se me këtë shumë, “lungomare duhet të ishte shtruar me flori dhe jo me beton.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Lungo-mare apo lungo-pare?!
Ndërtimi i Lungomares raportohet rreth 17 milionë Euro.
Shpërblimi që duhet bërë banorëve të pallatit që u shëmb shkon 13 milionë euro.
Gjatësia e Lungomares është 3 km.
Pra, 10 milionë euro për kilometër vajti kjo punë!
Me flori, jo me beton duhet të ishte shtruar!
Lungo-mare që na doli lungo-pare!
Presim lungo-SPAK çdo thotë…/a.k/noa.al/