Transmetuar më 11-01-2018, 20:15

100 shtetas francezë u mblodhën në oborrin e shkollës së Polle a Cherbourg në Manche, në mbrojtje të një familjeje shqiptare.

Për pjesëtarët e saj autoritetet kishin vendosur largimin për në Shqipëri, por u përballën me reagimin e komunitetit.

Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë.

Çifti shqiptar mbërriti në Cherbourg të Francës në Shtator 2017, dhe në Dhjetor 2017 iu refuzua kërkesa për azil.

Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten më 12 Janar.

“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, tha një prej mësuesve të shkollës. /k.k/noa.al/