Transmetuar më 11-01-2018, 19:56

Me dyshimet e forta se ushtrojnë prostitucion, autoritetet në Maqedoni kanë ndaluar katër vajza, tre prej të cilave shqiptare.

Ndalimi i tyre është bërë në Tetovë dhe Gostivar.

Katër shtetaset janë gjobitur me një shumë prej 400 eurosh, dhe po përgatitet procedura e largimit në vendet e origjinës.

Mbi to rëndon akuza se po punonin në tre objekte hotelirie në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit.

Ato ndodhen në stacionin policor të Gostivarit dhe Tetovës. Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, shtetaset do të deportohen në vendet e tyre.

Ndërkohë, në deklarimet e tyre, vajzat kanë thënë se punonin si balerina. /k.k/noa.al/