Transmetuar më 11-01-2018, 17:51

Një person ka gjetur vdekjen në reanimacionin e burgut të Krujës.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin me inicialiet F.T, nga Tirana, i cili ishte dënuar me akuzën e vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur një ditë mëparë, ku sipas njoftimit të policisë, mendohet se shkak i vdekjes ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ishte prekur nga një tumor.

Ai ishte dënuar me 17 vite burg. /k.k/noa.al/

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.01.2018, në reanimacionin e spitalit të burgut, ka ndërruar jetë shtetasi F.T, 59 vjeç banues në Tiranë, i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasje”, i cili vuante dënimin në burgun e Krujës.

Mendohet se shkak i vdekjes ka qenë gjëndja shëndetësore e tij, pasi ky shtetas ka qenë i sëmurë me tumor.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Foto ilustruese