Transmetuar më 11-01-2018, 17:35

Secili kalon momente të vështira në jetë, të cilat mund të jenë të natyrave të ndryshme, si shëndetësore ashtu edhe financiare.

Një problem të tillë pati edhe një 55-vjeçare italiane, e cila i kërkoi 1 mijë euro borxh një të riu nga Shqipëria.

Pasi ia dha, ky i fundit ia kërkoi menjëherë paratë, duke i thënë se do edhe interes.

Madje, ai filloi ta shantazhonte dhe kërcënonte gruan në hall.

Pasi ia ktheu borxhin, 25-vjeçari i kërkonte sërish para të tjera, madje sipas policisë, ai i kishte kërkuar edhe tre prostituta në shtëpi.

Me ndihmën e karabinierëve, që u fshehën në shtëpinë e 55-vjeçares, në momentin kur do t’i dorëzonte paratë për të cilat shqiptari e kërcënonte, u bë i mundur arrestimi i këtij të fundit.

Autoritetet italiane mësuan nga dëshmia e gruas se përveç parave me interes, i riu i kishte kërkuar t’i dërgonte tre prostituta në shtëpi si pjesë e borxhit, por një gjë të tillë italiania nuk e kishte pranuar. /k.k/noa.al/