Transmetuar më 11-01-2018, 17:22

Presidenti i Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone, u prit në një takim nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit, e informoi zyrtarin e lartë me reformat që po ndërmerr vendi ynë, sidomos në radhët e policisë së shtetit.  XhafajNë fokus të bisedës ishte edhe operacioni “Forca e Ligjit”, që ka për qëllim goditjen e grupeve kriminale.

Nga ana e tij, kreu i Autoritetit Antikorrupsion në Itali theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në gjyqësor dhe reformimit të Policisë së Shtetit.

Ashtu si në takimet e tjera, edhe me z. Xhafaj, ai vlerësoi cilësinë e legjislacionit që po implementohet në Shqipëri dhe u shpreh i gatshëm për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme, sidomos për zbatimin e vettingut. /k.k/noa.al/