Transmetuar më 11-01-2018, 17:11

Pas insistimit të tyre, ministrja e Drejtësisë priti në takim disa përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, të cilët thuejse gjatë gjithë ditës së sotme qëndruan përpara këtij institucioni.

Në takim, Etilda Gjonaj u dha informacion për dosjet e tyre dhe çështjen e dëmshpërblimeve.

Gjatë takimit, dhe pas ballafaqimit me strukturat përgjegjëse në Ministri, dolën në pah disa problematika dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disavjeçar të dosjeve të ish-të dënuarve.

Për të marrë në kondideratë pretendimet e tyre, ministrja u premtoi se do të ngrihet një praktikë e re pune në ministrinë e Drejtësisë, për të rishikuar të gjitha kërkesat e ish-të përndjekurve.

Më herët, në rast se situata nuk do të merrte një zgjishje, ish-të dënuarit paralajmëruan se do të futen në grevë urie, si në vitin 2012. /k.k/noa.al/