Transmetuar më 11-01-2018, 16:40

Firma e veshjeve “H&M” ka humbur shumë pikë me reklamën e fundit, ku në bluzën me kapuç, veshur nga një fëmijë zezak, shkruhej “Majmuni më cool në xhungël”. 

H&M kërkoi falje këtë të hënë duke hequr si imazhin dhe bluzat nga tregu. Megjithatë duket se dëmi u bë.

Imazhi është kritikuar gjerësisht për shkak të përdorimit të fjalës “majmun” që përdoret në Amerikë për fyerjet raciale të personave me ngjyrë. 

Ishin të shumtë personazhet e famshëm dhe jo vetëm të cilët reaguan kundër H&M për këtë reklamë që ata e kanë cilësuar si raciste.

The Weeknd, këngëtari kanadez me origjinë nga Afrika, ishte një nga ata që kritikuan duke shkruar që ai nuk do të bashkëpunonte më me kompaninë në të ardhmen.

Por së fundmi ka thyer heshtjen dhe nëna e djalit të vogël që mbante veshur atë bluzë. Terry Mango, nga Stochkolm shkroi në Facebook kundër të gjithë “kritikuesve” të brandit të njohur duke i konsideruar si “të panevojshme” deklaratat e tyre.

Ajo tha se kjo është një nga qindra veshjet për të cilat ka modeluar djali i saj kështu që u thotë ta harrojnë fare këtë./b.l/noa.al/