Transmetuar më 11-01-2018, 15:10

Tre persona të kthyer në tmerrin e kryeqytetit me vjedhjet e tyre kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se të arrestuarit janë: Leonard Prenjasi, 37 vjeç dhe Bardhyl Shkreta, 41 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Arrestimi i tyre u bë pasi, më 10 janar të këtij viti në rrugën Rinas- Qaf Kashar, janë kapur në flagrancë duke vjedhur kabullin përcjellës të energjisë elektrike që shërben për ndriçimin e rrugës së sipërcituar.

Gjatë kontrollit në automjetin  tip “Golf” që drejtohej nga Leonard Prenjasi dhe në banesën e Bardhyl Shkretës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 122 m kabull, kapuç, doreza, levë, çizme plastike dhe jelekë me shirita fosforishentë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjeve:

-Më datë 15.10.2017, në rrugën  Rinas- Qaf Kashar, dyshohet se kanë vjedhur një sasi kabulli elektrik ndriçimi.

-Më datën 30.07.2017, në rrugën “Llazi Miha", dyshohet të kenë të vjedhur një sasi kabulli telefonik.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit nr.4 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Blerim Meshi, 40 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më 10 janar 2018, rreth orës 00:45, në rrugën e  “Xhanfize Keko”, u kap duke tentuar të vjedhë xhamin e pasqyrës së mjetit të tipit “Benz”, në pronësi të 47 vjeçarit L.K., banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një thikë “flutur” dhe një objekt metalik në formë T-je. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshtë:

-Më datë 16.12.2017, dyshohet se ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases E. S., 

-Më datë 18.12.2017, në rrugën "Spiro Mitro”, dyshohet se i ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV”, shtetasit A. A., 

-Më datë 18.12.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, dyshohet se i ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”, shtetasi R.L.,

-Më datë 27.12.2017, në rrugën “Dali Ndreu”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë kasetofonin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Sh.D.

-Më datë 21.12.2017, tek ish Fusha e Avicionit, dyshohet se i ka vjedhur një çantë shpine, një shumë lekësh, një palë atletë sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, ne mjetitin tip “Dacia“,në përdorim nga shtetasi F.R. 

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/