Transmetuar më 11-01-2018, 14:57
Publicitet

Moti vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta duke rrezikuar nga reshje të pakta, zona të izoluara në ekstremet Veri- Jug.

Pasditja vijon në kushtet e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta e të përkohshme, priten kryesisht në zonat Lindore. Vranësira të shpeshta do të ketë gjatë natës në territor duke rrezikuar zonat Lindore nga reshje të izoluara e të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 2°C në vlerat e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të vlerave termike në Veri-Verilindje ndërsa mbeten thuajse konstante temperaturat e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa 

Mesdheu Qendror dhe Europa Juglindore duke përfshirë edhe pellgun e Detit Egje, dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. 

Në mbrëmje, një sistem me vranësira të fuqishme dhe reshje të dendura përfshin brigjet Jugperëndimore të Europës.

Ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqes kontinentale të Europës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. /b.l/noa.al/