Transmetuar më 11-01-2018, 14:46

Ringrohja e ushqimeve është një zakon i mirë për të shmangur shpërdorimin e ushqimit. Por ajo që duhet të dini patjetër është fakti se jo të gjitha ushqimet duhen ngrohur, pasi ringrohja e disa prej tyre në temperatura të larta mund të shkaktojë helmim. Më poshtë gjeni disa ushqime që nuk duhet ti ngrohni kurrsesi:

Spinaqi- Mënyra më e mirë për të konsumuar spinaqin, është kur produkti është i freskët dhe preferohet i gjallë. Ekzistojnë një sërë recetash si sallata apo kremra të ndryshëm, që mundëson ripërdorimin e tij pa e ngrohur. Kur spinaqi ngrohet, përmbajtja e tij e nitratit transformohet në nitrit dhe kjo gjë mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin tonë.

Veza- Duke qenë një ushqim i vogël, është i lehtë për t’u përgatitur. Gjithsesi në çdo rast, këshillohet që të mos e ringrohni. Kjo pasi nga temperaturat e larta gjatë ringrohjes, mund të çlirojë elementë toksikë për trupin.

Patatet- Përmbajnë veti ushqimore vërtetë të mira për shëndetin, gjithmonë nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Duke qenë karbohidrate, konsumi i tyre i tepërt mund të shkaktojë probleme me peshën. Duke lënë mënjanë këtë detaj, është e rëndësishme të dihet se kur ringrohen, humbin një pjesë të madhe të vlerave ushqyese. Gjithashtu edhe shija e tyre prishet si dhe mund të arrijnë që të çlirojnë elementë të dëmshëm për organizmin tonë, shkruan noa.al.

Pula- Në sajë të përmbajtjes së lartë të proteinave shtazore, ky lloj ushqimi këshillohet gjerësisht për të pasur një ditë të balancuar. Problemi është se kur ringrohet, mishi i pulës humbet freskinë dhe mund të shkaktojë probleme për tretjen.

Këshillohet që të përgatisni sasinë që ju duhet në vakt dhe në rast se ju tepron, mos e ngrohni kurrë në temperaturë shumë të lartë. /a.y/noa.al