Transmetuar më 11-01-2018, 14:02

Udhëton për mbi 600 kilometër për të rrahur një kliente e cila ishte ankuar për shërbimin e dorëzimit të një pakoje. Një tregtar vendosi që të ndëshkojë një grua, e cila ishte ankuar se produkti që kishte porositur nuk i kishte mbërritur, pavarësisht se ajo e kishte bërë rregullisht pagesën.

Gruaja Xiao Die, siç mund të shihni në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, pamje të cilat Noa.al i sjell më poshtë, u sulmua në një rrugë në Zhengzhou, të Kinës.

Klientja kishte shpenzuar rreth 40 euro, për disa veshje të cilat i kishte blerë në platformën ‘Taobao’ të Alibaba, por dorëzimi nuk ishte bërë në tre ditët pasuese siç ishte premtuar nga shitësi.

E indinjuar gruaja bëri një postim negativ te platforma që kishte përdorur për blerje.

Fillimisht tregtarja e kërcënoi me disa mesazhe duke kaluar më tej në sulmin fizik. Për shkak të dhunës, gruaja pësoi traumë në kokë dhe një frakturë në nofull, përveç dëmtimeve të tjera në trup.

Pas denoncimit të bërë nga gruaja, i dyshuari u arrestua nga policia. /a.y/noa.al