Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se po zëvendëson betimin e Hipokratit për infermierët me betimin për rilindjen.
Ky reagim i Vasilit ka ardghur një ditë pasi u prezantua portali i infermierëve i cili siç tha kryeministri garanton transparencë në punësim.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Vasili shkruan se Kryeministri i paditur llomotit për shëndetësinë dokrra për infermierët.
“Kryeministri mizor zëvendëson betimin e Hipokratit me betimin per rilindjen. Kryeministri proverbialisht i paditur llomotit për shëndetësinë dokrra për infermierët. Infermieristika ka standart universitar të detyruar, tashmë prej vitesh, po ky i padituri nuk di gjë dhe e tallin këta që ka përqark me portale politike.
Turp, turp. Emërimet me portale politike janë ditë e zezë për shëndetësinë. Çdo infermier dhe mjek bën betimin e Hipokratit që ti shërbejë me përkushtim të sëmurit dhe kryeministri shkollëpak po e zëvendëson me betimin për rilindjen”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/