Transmetuar më 11-01-2018, 13:02

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar krerët e Partisë Socialiste në qarqe. Mësohet se Rama ka vendosur që Ilir Beqaj ta largojë nga qarku i Dibrës dhe ta vendosë në Kukës.

Në këtë qark aktualisht është edhe deputetja Mimi Kodheli.

Po ashtu Olta Xhaçka ka lënë qarkun e Korçës, për të marrë drejtimin e Dibrës.

Mësohet se ndryshimet do të vijojnë më tej edhe në qarqet e Korçës dhe Elbasanit.

Bëhet e ditur se me deputetët e PS në këto dy qarqe Rama do të zhvillojë takime gjatë ditës së nesërme. /a.y/noa.al