Transmetuar më 11-01-2018, 12:42
Publicitet

Australia ndodhet nën shok për shkak të vetëvrasjes së 14-vjeçares Ammy “Dolly” Everett, viktimë e talljeve online.

Vajza ishte bërë e famshme në vendin e saj, për shkak se disa vite më parë imazhi i saj ishte përdorur në një fushatë publicitare, nga një kompani që merret me prodhimin e kapeleve të kaubojve.

Zbulimi i arsyes së aktit fatal të kryer më 3 janar, u zbulua nga babai i Dolly, Tick Everett, shkruan noa.al.

“Ju që e torturuat, ejani në funeral për të kuptuar se çfarë keni bërë. Nuk keni as gjysmën e forcës që kishte engjëlli im dhe që e tregoi edhe duke vënë në jetë planin e saj tragjik, për të shpëtuar nga ligësitë e kësaj bote”, shkroi ai në Facebook.

Në fund të postimit, Tick Everett bën një apel global që të angazhohen të gjithë kundër bullizmit, “Vetëm kështu jeta e Dolly nuk do të shkojë dëm”.

Çfarë është bullizmi- Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti./a.y/noa.al