Transmetuar më 11-01-2018, 12:21

Këngëtari i njohur spanjoll Ricky Martin është martuar ditën e djeshme me partnerin e tij prej 3 vitesh, Jwan Yosef. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari për E!News ku është shprehur: “Jam një burrë i martuar, pas disa muajsh do të organizojmë një festë të madhe, do ju njoftoj . 

Ne kemi shkëmbyer premtimet dhe jemi betuar. Firmosëm të gjitha letrat që duhej të firmosnim”. 

Ndërsa sa i përket dasmës së çiftit homoseksual, Martin tha se një festim tre-ditor është planifikuar.

Ricky, 46 vjeç dhe Yosef 33 vjeç filluan të dilnin bashkë në vitin 2016. Këngëtari i “Nobody Wants to Be Lonely” e shpalli fejesën nëntorin e atij viti në “The Ellen DeGeneres Show”. /b.l/noa.al/