Transmetuar më 11-01-2018, 12:17

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare.

Kreu i qeverisë së Kosovës, merr pasaportën e Republikës së Shqipërisë, pak ditë pasi ambasada amerikane në Prishtinë, i refuzoi vizën.

Bëhet e ditur se pasaporta e tij është gati për shkak se të dhënat janë hedhur në sistem dhe në ditët në vijim, pritet të tërhiqet.

Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, morën shtetësinë më 24 prill të vitit 2017, ndërkohë që tashmë ka marrë edhe dokumentin më të rëndësishëm të shtetësisë.

Ramush Haradinajt iu dha shtetësia shqiptare nga ish-Presidenti Bujar Nishani. /a.y/noa.al