Transmetuar më 11-01-2018, 12:09

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bën me dije se nga 1 shkurti në të gjitha shkollat publike 9-vjeçare dhe të mesme do të ndryshojë programi mësimor.

Ajo deklaroi dritën e sotme, se bëhet fjalë për shkolla publike, të arsimit fillor, 9- vjeçar dhe të mesëm.

Ministrja tha se në programin e ri është parashikuar që nxënësit të mos bëjnë më shumë se tre lëndë në ditë dhe se orët e mësimit nuk do të jenë më 45 minuta, por plot 1 e 30 minuta.

Sipas saj, nga klasa e parë deri në nëntën nxënësit do bëjnë çdo ditë më pak lëndë por do qëndrojnë më gjatë në shkollë.

Kështu mësohet se nëse një nxënës i arsimit fillor përfundon mësimin në orën 12:00 me programin e ri do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 13:00.

Brenda një dite mësimi, një lëndë mund të zhvillohet në dy orë mësimore të njëpasnjëshme (45 min + 45min), me 5 minuta pushim në mes. Pushimi i madh mund të zhvillohet pas dy orëve të para. Dhe pas dy orëve të dyta mund të bëhen 10 minuta pushim. /a.y/noa.al