Transmetuar më 11-01-2018, 12:06

Kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka regjistruar kandidaturën për një mandat tjetër në krye të FSHF-së. Zgjedhjet do të zhvillohen më 7 shkurt në Durrës, ndërsa përballë Armando Dukës pritet të kandidojë edhe deputeti Bashkim Fino.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Duka thotë se mori këtë vendim pasi ia kishin kërkuar edhe anëtarët e FSHF-së.

Statusi i plotë Dukës:

Së bashku për futbollin. Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni. 

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi. 

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.  

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore. 

Me respekt Armand Duka./b.l/noa.al/