Transmetuar më 11-01-2018, 11:52

Kreu i Autoritetit Kombëtar Italiane të Antikorrupsionit, Raffaele Cantone ka nisur sot një vizitë dy ditore në Tiranë.

Fillimisht zyrtari italian është takuar me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në luftën kundër korrupsionit por se ka nevojë për një mekanizëm koordinimi.

"Unë besoj se Shqipëria po bën shumë nga pikëpamja e masave legjislative edhe në ndihmë për zhvillimin konkret të këtyre politikave. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj para. Disa nga hapat që po bëhen janë ato në sistemin gjyqësor dhe një sërë aktivitesh për parandalimin e korrupsionit.

Shqipqëria ka nevojë për një mekanizëm koordinimi në mënyrë për të bërë evidentë edhe hapat që po bëhen në këtë drejtim", tha Cantone.

Nga ana e saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se qëllimi i vizitës ishte për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit. "Patën një bashkëbisedim të frytshëm që të forcojmë bashkëpunimin në të ardhmen me terma konkretë", tha Gjonaj.

Vizizta vjen në kuadër të bashkëpunimit ms Shqipërisë dhe Italisë në sektrotion e drejtësisë dhe në sistemin gjyqësor, në vijim të rrugës së Shqipërisë për integrimin në BE. /b.l/noa.al/