Transmetuar më 11-01-2018, 11:37

Reklama më e fundit e markës së njohur të veshjeve “H&M” në të cilën shfaqet një fëmijë me ngjyrë i cili ka veshur një bluzë të saj ka sjellë reagime të shumta nga personazhe të njohura të showbizit, pasi akuzohet për racizëm.

Bluza e cila mban mbishkrimin “majmuni më i paparë i xhunglës” ka ndezur debate të shumta lidhur me qëllimin dhe përmbajtjen raciste që kjo kompani ka transmetuar tek konsumatorët.

Lidhur me këtë “H&M” kërkoi falje duke hequr si imazhin dhe bluzat nga tregu. Megjithatë duket se dëmi u bë.

Imazhi është kritikuar gjerësisht për shkak të përdorimit të fjalës “majmun” që përdoret në Amerikë për fyerjet raciale të personave me ngjyrë. 

The Weeknd, këngëtari kanadez me origjinë nga Afrika, ishte një nga ata që kritikuan duke shkruar që ai nuk do të bashkëpunonte më me kompaninë në të ardhmen. Megjithatë gabime si ky, në botën e reklamave, ndodhin rregullisht. /b.l/noa.al./