Transmetuar më 11-01-2018, 10:12

Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, nuk ka lënë pa komentuar takimin e mbajtur ditën e djeshme mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurores Arta Marku.

Kjo pasi ditën e mërkurë në Ministrinë e Brendshme u zhvillua mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit “Forca e Ligjit”.

Duke publikuar fotografinë e takimit në Facebook, Shkëlzen Berisha nuk kursen ironinë.

“Në cilin vend normal kryeprokurori do ulej në tavolinë si sekretar i ministrit?”, shkruan Berisha. /a.y/noa.al

Xhafaj mbledh Task Forcën, çfarë u diskutua për operacionin “Forca e Ligjit”