Transmetuar më 11-01-2018, 08:43

Frikë në Paris për shkak të një grabitje spektakolare me armë në Ritz di place Vendome, një hotel ekstra luksoz në kryeqytetin francez.

Pesë persona të maskuar të cilët udhëtonin me motor, sulmuan një argjendari të hotelit, duke grabitur bizhuteri me vlerë 4.5 milionë euro.

Bazuar në dëshmitë e para për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta e pushkë, ku tre prej tyre u arrestuan pak pas ngjarjes, ndërsa dy vijojnë të jenë në arrati. Njëri u arratis duke vrapuar, tjetri me motor scooter.

Ishte ora 18.30 e mbrëmjes së djeshme, kur grabitësit duke thyer xhamin hyn në hollin e hotelit. Ata morën argjendari sa mundën dhe më tej u arratisën nxitimthi, shkruan noa.al.

Tre prej tyre u arrestuan nga policët që ishin në shërbim në zonën pranë hotelit, jo shumë larg Pallatit të Drejtësisë. /a.y/noa.al