Transmetuar më 11-01-2018, 08:16

Mbrëmjen e së mërkurës, Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për infermierët, duke thënë se janë 420 vende pune janë vakante.

Po ashtu ai premtoi se punësimi i infermierëve do të bëhet vetëm nëpërmjet testimit, ndërkohë që premtoi rritje të mëtejshme page për ta.

Mëngjesin e sotëm, ai ka publikuar një video në Facebook të cilën e gjeni më poshtë, ku tregon se i të interesuarit mund të regjistrohen për t’u punësuar si infermierë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi hapat e thjeshtë që duhet të merrni për tu bërë pjesë e portalit “Infermierë për Shqipërinë”, e vetmja mundësi punësimi reale në institucionet e sistemit shëndetësor sot, sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës, ju uroj një ditë të mbarë. Shqipëria që duam. Shëndetësia që duam. Regjistrohuni dhe konkurroni! www.infermierepershqiperine.al”, shkruan Rama.

Ai tha ditën e djeshme se infermierët do të testohen dhe në bazë të testimit, secili do të marrë pikët që i takojnë dhe në bazë të pikëve secili do të gjejë vendin e vetë në klasifikim.

Kryeministri u zotua se nuk do të funksionojë më punësimi pse njihet deputeti i zonës, kryetari i partisë në zonë, apo kushëriri i ministres, duke nënvizuar se vetëm pikët e testimit do jenë kriter për punësim. /a.y/noa.al

420 vende të lira për infermierë, Rama zbulon si do bëhet testimi dhe zëvendësimi