Transmetuar më 10-01-2018, 21:58

E ftuar në studion e gazetares Eni Vasili, ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka bërë një analizë për situatën politike.

Ajo u shpreh se i druhet faktit se kreu i PD-së Lulzim Basha po bën të njëjtën lojë si me çadrën para zgjedhjeve të 28 qershorit 2017.

“Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e PD në zgjedhjet e qershorit. Çadra nuk arriti të tërhiqte qytetarët. Nuk arriti të bindte elektoratin gri duke i vënë vulën me marrëveshjen e 18 majit. Nuk ishte gabim që u bë një marrëveshje, por mënyra se si ndodhi. Ai bëri një marrëveshje të paqartë. Nuk e bëri siç po bëhet sot në Gjermani. Edhe sot ne nuk e dimë çfarë marrëveshjeje u bë në 18 maj” – tha Bregu.

Ajo ka shtuar më tej:

“Ne nuk e dimë që ky janar nuk po na çon në një tjetër çadër. Që Basha do ta përdorë protestën dhe aksionin politik të këtij fillim-janari sërish siç ndodhi me çadrën.”-/a.k/noa.al/