Transmetuar më 10-01-2018, 21:38
Ndërron jetë në spital një shqiptar në Greqi i cili para disa ditësh dyshohet se ishte rrëzuar nga lartësia dhe kishte rënë në trotuar.
Shqiptari 19-vjeçar ndodhej prej disa ditësh në kujdesin e mjekëve por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gargalianoi në Greqi, ku i riu u gjet i shtrirë në trotuar të premten e kaluar.
Mediat vendase shkruajnë se ai kishte pësuar dëmtime kritike në kokë, dhe ishte dërguar për kurim në një spital në Athinë.
Shqiptari ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të komplikacioneve.
Ndërkaq nuk jepet identiteti i tij./a.k/noa.al/