Transmetuar më 10-01-2018, 21:04

Pamjet janë të rënda dhe ju këshillojmë që të bëni kujdes para se t’i shihni.

Ky burrë ka gjetur vdekjen trragjikisht ditën e tij të lindjes, ndërsa ra nga lartësia e një shkëmbi.

Pamjet tregojnë Halil Dag teksa hidhet nga një shkëmbi në kështjellën historike Urfa, në jug të Turqisë, para se të humbte ekuilibrin dhe të binte nga maja e tij.

Pavarësisht se po përpiqej të kapej diku, babai i tetë fëmijëve ra nga një lartësi prej 50 metrash, afër një restoranti në rajonin kurd.

Miqtë e tij u përpoqën ti vinin në ndihmë menjëherë por ishte vonë, ai ndërroi jetë në vend. /k.k/noa.al/