Transmetuar më 10-01-2018, 18:43

Aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ka publikuar së fundmi një foto, ku shfaqet mjaft i lumtur përkrah një vajzë brune.

Ndërsa ka prezantuar vajzën në rrjetet sociale, ai shkruan: ‘’Dashuria ime S’’, duke lënë kështu enigmë emrin dhe identitetin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi me të njëjtën vajzë dhe me mbishkrime dashurie.

Çifti shihet në Gjermani , çka tregon se e dashura e tij jeton pikërisht në shtetin verior.

Aktori, në pranverën e vitit të kaluar u nda nga nga e dashura e tij, grimierja Pranvera Metolli, një lajm që përfshiu faqet e shtypit rozë. /k.k/noa.al/