Transmetuar më 10-01-2018, 18:24

Një ngjarje sa e çuditshme, aq edhe jo normale ka ndodhur në lagjen “Gllavenic” të Ballshit, ku një person ka helmuar disa pula dhe qingja të komshiut.

Policia bën me dije se shtetasi M.N, 47 vjeç, nga fshati Lavdan, ka kryer aktin e rëndë në kushte ende të paqarta.

Ai ka helmuar pulat dhe qingjat e shtetases me inicialet I.M, 43-vjeçe, banuese në Ballsh.

Burri akuzohet për “shkatërrim apo dëmtim me dashje të pronës”. /k.k/noa.al/