Transmetuar më 10-01-2018, 18:09

Shumë urime për Kate Middleton! Dukesha e Cambridge mbushi të martën 36 vjeçe dhe festoi në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Në mungesë të një komunikate zyrtare, nuk është bërë me ditur nën shoqërinë e kujt festoi ditëlindjen.

Por mediat angleze shkruajnë se nëna e princit George dhe priceshës Charlotte festoi me familjen, në Kensington House.

Në festë mësohet se ka marrë pjesë dhe princi Harry me të fejuarën Meghan, të cilët i kanë fqinj.

Gjithsesi, në pritje të fëmijës së tretë, kjo është për Kate një ditëlindje për të mos u harruar. /a.y/noa.al