Transmetuar më 10-01-2018, 18:00

Një vajzë vetëm 14 vjeçe, u tërhoq në një kurth, u rrëmbye dhe u mbajt mbyllur në një apartament, ku u detyrua të kryejë marrëdhënie seksuale me 20 meshkuj, me qëllim që të fitoheshin para.

Nën akuzë përfunduan tre djem të rinj, Jake Cairns, Brandon Sharples dhe Jack McInally, të cilët këtë të hënë u shpallën fajtor, dy vite pas ngjarjes, nga gjykata e Coventry, në West Midlands, të Anglisë.

Adoleshentja u gjet rastësisht pas pesë ditësh nga zhdukja, teksa tentonte të arratisej fshehurazi nga dritarja e një shtëpie në katin e dytë, ndërsa kishte veshur vetëm të brendshme.

Policia e gjeti dhe hyri direkt në banesë, duke arrestuar tre 20-vjeçarë, të cilët e mitura pandehte se i kishte shokë, deri kur e pësoi.

Tre të rinjtë, siç shkruan noa.al, e kishin fotografuar të miturën në pozicione të nxehta, duke publikuar imazhet online, me qëllim për të thithur klientë të rinj.

Fillimisht ata mohuan akuzat, por nga hetimet dhe provat e gjetura, rezultuan fajtorë. /a.y/noa.al