Transmetuar më 10-01-2018, 17:54

Nga aksidenti i rëndë që u raportua këtë pasdite në rrugën dytësore Pllanë-Rubik, është shënuar një viktimë, që dyshohet se është edhe drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë, një automjet tip “Benz”, me targë AA 272 JN, pasi ka dalë nga rruga përfundoi në lumin Mat.

Pasi shkoi në vendin e ngjarjes, policia konstatoi vetëm trupin e pajetë të një personi, ndërsa pas nxjerrjes nga lumi të automjetit, u pa se në të nuk kishte persona të tjerë.

Për momentin ende nuk është identifikuar viktima, por dyshohet se është drejtuesi i makinës.

Sipas informacioneve, makina po lëvizte nga Miloti në drejtim të fshatit Berzanë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik. /k.k/noa.al/