Transmetuar më 10-01-2018, 17:42
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në Milot, ku për pasojë deri tani një person është raportuar i vdekur.
Automjeti tip “Benz”, pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në lumin Mat, ndërsa policia thotë se viktima dyshohet se është drejtuesi i makinës.
Po punohet për nxjerrjen e makinës nga lumi, dhe për të parë nëse ka persona të tjerë në të.
Për shkak të ngjarjes në zhvillim, janë ende të paqarta arsyet e aksidentit. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese