Transmetuar më 10-01-2018, 17:40

Një burrë 52-vjeçar, nga qyteti i Librazhdit, nuk e ka menduar gjatë dhe është futur në shtëpinë e një gruaje 40-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku sipas njoftimit të policisë, burri me inicialet RR.P, u fut në banesën e gruan R.Ç, 40-vjeçe, pa pëlqimin e kësaj të fundit.

Ka qenë gruaja e cila ka bërë denoncimin në polici, dhe ka rrëfyer se ndihet shpesh e shqetësuar prej tij.

Burri akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 112 i Kodit Penal. /k.k/noa.al/