Transmetuar më 10-01-2018, 17:20

Përdhunoi dhe vrau një vajzë 8 vjeçe dhe më pas për të humbur gjurmët, e fshehu trupin e saj në një kosh plehrash.

Ngjarja e rëndë ka shënuar gjithë Pakistanin, ku akti makabër u shënua në qytetin e Kasur, në provincën e Punjab këtë të hënë.

Vogëlushja Zainab Ansari, u pa për herë të fundit teksa interpretonte një paragraf nga Kurani gjatë një aktiviteti në shkollë, prej nga ku u zhduk, u përdhunua dhe u mbyt për vdekje. Tashmë policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili është fiksuar së largu nga kamerat e sigurisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Zainab është rrëmbye teksa prindërit e saj ndodheshin për pelegrinazh në Mekë.

“Nëse policia do të kishte bërë detyrën e saj, ndoshta tani nuk do isha duke qarë time bijë”, akuzon Ameen Ansari, babai i viktimës, shkruan noa.al.

Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë kundër Kryeministrit Shehbaz Sharif dhe inspektorit të përgjithshëm të policisë, të cilët pak ditë më parë pranuan se nuk kanë vepruar lidhur me dhjetëra raste përdhunimesh e vrasjesh të të miturve në distriktin e Kasur. /a.y/noa.al