Transmetuar më 10-01-2018, 17:11

Veprimi ekstrem i një adoleshenteje, i ka lënë të gjithë pa fjalë, në Bankok.

Një 18-vjeçare është parë teksa u hodh nga lartësia e urës Rama VII në lumin Chao Phraya në Bankok, në orët e para të mëngjesit të 2 janarit.Nittaya Sawasdiwan, kishte shkuar me taksi deri të kjo urë, dhe aty i kishte kërkuar shoferit që ta filmonte, por ky i fundit nuk ishte në dijeni të veprimit të vajzës.Pataradanai Noomsrinart, i tha policisë se vajza i kishte premtuar se do t’i jepte shumë para nëse do ta filmonte.

Trupi i pajetë i adoleshentes është gjetur dy ditë më vonë nga zhytësit e policisë, rreth 500 metra larg urës.

Ndërkaq, taksisti Pataradanai ndërpreu transmetimin live sapo e kuptoi çfarë ndodhi, dhe lajmëroi rastin në polici. /k.k/noa.al/