Transmetuar më 10-01-2018, 16:10

Ish- kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka përfunduar në spital.

Gjatë ditës së sotme ai ka shkuar në një spital privat në Prishtinë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se këto ditë ai është prekur nga virusi i gripit, ku për shkak të komplikimit të gjendjes shëndetësore ka shkuar në për të marrë mjekimin e duhur.

LDK bëri me dije se gjendja e Mustafës është e qëndrueshme.

Po ashtu thuhet se, “Shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike. Falënderojmë mediet dhe opinionin publik për interesimin”. /a.y/noa.al