Transmetuar më 10-01-2018, 16:01

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka pritur në një takim ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Takimi është mbajtur pasditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme.

Qysh prej marrjes së detyrës, kryeprokurorja e përkohshme ka zhvilluar një sërë takimesh me ambasadorë, mes tyre dhe me atë amerikan Donald Lu.

Ky është takimi i parë mes Markut dhe Vlahutin, qysh nga marrja e detyrës së Prokurores së Përgjithshme.

Ditëve të fundit kryeprokurorja ka tërhequr vëmendjen, për shkak të shkarkimeve të kryeprokurorëve në rrethe, por edhe ndryshimeve të bëra në Prokurorinë e Përgjithshme. /a.y/noa.al