Transmetuar më 10-01-2018, 15:09

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës mbeten me shira të dobët në zonat perëndimore ndërsa vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore vijojnë ndikimin e tyre në zonat malore.

Gjatë mesditës reshjet lokalizohen në vijën kufitare Lindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime e vranësira të shpeshta. Pasditja dje orët vijuese do të mbeten në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon më e ndjeshme në orët e mesditës.

Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi forcohet në 3 ballë.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe Europa Juglindore mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta ku rrebeshe shirash pritet të bien në Jug të Italisë dhe pellgun e Adriatikut. Po ashtu, reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë Europa Veriperëndimore.

Por Qendra dhe Veriu i Europës si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. /a.y/noa.al