Transmetuar më 10-01-2018, 14:43

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme, ku një vajzë në moshë fare të re i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

17-vjeçarja me iniciale E. T., banuese në Krujë, është vetëplagosur në banesë me armë zjarri.

Fatkeqësisht rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, pritet dëshmia e familjarëve për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes. /a.y/noa.al