Transmetuar më 10-01-2018, 14:23

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka pritur sot në takim kampionin e Europës në kërcim për së gjati, Izmir Smajlaj.

Ai ka publikuar në Facebook, dy fotografi me Smajlaj, ku shihen të buzëqeshur duke shtrënguar duart.

“Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot rekordmenin shqiptar, kampionin e Europës në kërcënim së gjati, Izmir Smajlaj”, shkruan kreu i shtetit.

Meta bën me dije se sportistit i uroi sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë vit të Skënderbeut.

Qysh nga marrja e detyrës si President, Ilir Meta ka shtuar aktivitetet dhe takimet në mbështetje të kulturës dhe sportit. /a.y/noa.al